Ukrainë: 44 trupa gjinden nën rrënojat e një ndërtese që u bombardua në mars

Bombardimet ruse në Ukrainë po vazhdojnë teksa konflikti ka hyrë në muajin e tretë.

Një zyrtar ukrainas ka bërë të ditur se kanë gjetur trupat e 44 civilëve nën rrënojat e një ndërtese në Izyum, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ndërtesë sipas raportimeve është bombarduar gjatë muajit mars.