Rummenigge i reagon Realit për Lewandowskin: Bayerni s’është shoqatë shitjes

Ish-shefi ekzekutiv i Bayernit të Munihut, Karl-Heinz Rummenigge, në një intervistë të detajuar për një medie sportive spanjolle tregoi qëndrimin e tij në lidhje me zhvillimet aktuale në futboll, nga Superliga, Fair Play Financiar” deri te largimin e Lionel Messit nga Barcelona.

“Futbolli është në rrugën e gabuar që nga viti 1995, më saktësisht që nga vendimi për Bosmanin. Në atë kohë, një vendim gjykate i lejoi lojtarët të largoheshin nga klubet pa pagesë pas përfundimit të kontratës. Kjo ka çuar në rritjen artificiale të shifrave në lidhje me pagat, komisionin për menaxherët dhe tarifat e transferimit. UEFA dhe FIFA do të duhet të rikanalizojnë një treg që po del gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit.”

Rummenigge iu referua tarifave të transferimit që ishin paguar në Angli dhe nga PSG këtë verë:

“Shumat që janë shpenzuar në sesionin e fundit të merkatos, kur vazhdojnë të ndihen efektet e pandemisë, janë të vështira për t’u kuptuar.”

Rummenigge e përshkroi si autogol faktin se Barça ishte e detyruar ta lejonte Messin të largohej për shkak të Fair Play-it Financiar:

“Nuk kishte alternative tjetër. Miku im i mirë, Joan Laporta, e di këtë. Nuk mund të imagjinohet Katalunja pa Barcelonën. Është e pamundur.”

Projekti i famshëm i Superligës së Europës mbahet gjallë nga vetëm tri klube, Barça, Real Madrid dhe Juventus:

“E kam të vështirë të imagjinoj një garë me vetëm tre anëtarë. Asnjë klub në Angli, Francë apo Gjermani nuk do të tundohet të luajë përsëri me zjarrin.”

Rummenigge gjithashtu komentoi thashethemet e transferimit të Robert Lewandowski te Reali.

“Florentino Perez më njeh mirë dhe e di që një lojtar si Lewandowski nuk do të shitet”.

Erling Haaland është përfolur si pasardhësi i Lewandowskit, por për ish-drejtuesit e lartë të Bayernit, blerja me shifrat që kërkohen të imponohen, është e paimagjinueshme.

“Klubet e mëdha janë rreshtuar për të bindur lojtarin dhe përfaqësuesin e tij. Do të shohim një ankand të vërtetë për të parë se kush paguan pagën më të lartë, sepse tarifa e transferimit tashmë është përcaktuar. Paga e ardhshme e Haalandin nuk mund të përballohet nga asnjë klub i Bundesligës, as nga Bayerni. E njoh Watzken dhe e di se ai është një person që mban fjalën e tij. Ai tha se nuk do ta shisnin dhe nuk e bënë”.

Situata është e ngjashme me atë të Franck Ribery në vitin 2008. Reali ofroi 75 milionë euro për francezin:

“Do të kishte thyer të gjitha rekordet në atë kohë. Donim t’i tregonim botës se Bayerni nuk është një shoqatë shitjesh. Kontratat nënshkruhen për t’i përmbushur ato”.