Betejë mes Barçës dhe Liverpoolit për talentin gjerman të Salzburgut

Barcelona është duke e ndjekur tash e një kohë të gjatë Karim Adeyemin, 19 vjeç, por klubi katalonas do të ketë rivalë të fortë për shërbimet e lojtarit të Red Bull Salzburgut.

Adeyemi, i cili në shtator debutoi edhe për Kombëtaren e Gjermanisë, është ndër lojtarët premtues më të kërkuar sot, raporton Gazeta Express.

Futbollisti i lindur në vitin 2002 nga një nënë rumune dhe një baba nigerian, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve me emër në Evropë.

Një nga skuadrat që është në pritje të asaj që do të ndodhë me Adeyemi është Liverpooli.

Mediat britanike raportojnë se të kuqtë janë të gatshëm të paraqesin një ofertë për lojtarin e ri në afatin kalimtar të janarit, për t’i siguruar shërbimet e një lojtari me të ardhme të ndritur në futbollin botëror.