Rrugë të lagështa, borë e dobët në Krushevë, në Gjavato dhe në Pletvar

Komunikacioni në rrugët shtetërore nëpër vend zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Borë me intensitet të dobët bie në Krushevë dhe në vendkalimet malore Gjavato dhe Pletvar.

Për shkak të mjegullës ka dukshmëri të zvogëluar prej 20 deri në 30 metra në fshatin Gajre në rrugën drejt Kodrës së Diellit.

Intensiteti rrugor jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Në rrugët nëpër luginat lumore dhe grykat është e mundur paraqitje e rrëshqitjes së dheut, veçanërisht nëpër akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.