Rrokulliset kamioni në autostradën Tetovë-Shkup (foto)

Një kamion me targa të Tetovës u rrokullis sot rreth orës 06:30 minuta në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të fshatit Debarcë.

Sipas informatave të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë, vozitësi i kamionit për shkaqe të panjohura ka humbur kontrollin ndaj mjetit, pas çka ka ardhur deri tek rrokullisja e kamionit.

Vozitësi F.A. 48 vjeç nga fshati Poroj i Tetovës dhe bashkudhëtari B.Z 23 vjeç nga fshati Sellcë kanë mare lëndime trupore dhe janë dërguar për kurim në spitalin e Tetovës.

Në vendngjarje kanë dale menjëherë ekipet e MPB-së dhe organeve tjera kompetente dhe po kryejnë hetime.