Rritja e çmimeve, Bekteshi: Situata po ndiqet nga afër

Nëse nevojitet, do t’i shfrytëzojmë mekanizmat që të mos ketë çmime shokuese, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi lidhur me paralajmërimin e djeshëm të përpunuesve se ushqimi do të rritet në mënyrë drastike.

Bekteshi pas takimit me një pjesë të esnafit të Çarshisë së Vjetër të Shkupit theksoi se situata po ndiqet nga afër.

“Nga fër e ndjekim situatën në pjesën e zinxhirit global të furnizimit, veçanërisht me prodhimet ushqimore. Këtë e treguam edhe gjatë pandemisë. Natyrisht ka mekanizma, veçanërisht nëse i referohemi Ligjit për tregtisë ku për prodhimet bazë mund të sjellim vendime në pjesën e ngrirjes së disa çmimeve, qoftë ajo çmime të prodhimeve ushqimore ose lëndë të para të cilat imporohen ose shiten direkt në shitje me pakicë dhe shumicë“, tha ministri.

Ne punojmë, shtoi, në rritjen e pagave në sektorin privat dhe publik, fillimisht në pagën minimale, që më pas do të kontribuojë që të rriten edhe pagat tjera.