Rritet teknologjia, rriten sëmundjet!

Muhamet Borova

Ekziston një paradoks, paradoksi i modernizimit. Sa më shumë zhvillohet teknologjia moderne aq më shumë zvillohen sëmundjet “moderne”,sëmundje të reja me emra të reja. Paradoksi tjetër është: a bëhet zbulimi barnave të reja për sëmudnjet e reja,ose sëmundjet e reja për barnat e reja?A “bëhen” sëmundjet për komercializim, ose komercializohen sëmundjet? Janë pyetje hipotetike! Shtohet lista e viruseve, shtohet edhe paniku i qytetarëve,shtohen shpenzimet për masat preventive mbrojtëse, por shtohet edhe dridhja nga frika për jetën. Varfëria ,uria dhe lufta çdo herë kanë qenë rreziku potencial për civilizimin. Tani doli se rreziku është një “armik i padukshem” që quhet “virus”.I krijuar spontanisht apo në laborator , nuk është me rëndësi,por me rëndësi është se ky armik është sa aparent aq edhe misterioz, “tmeri” i njerëzimit.Epidemia e një vendi,bëhet brenga për vendin tjetër.Dëshira për shëndetin,është vet shëndeti.Ushqimi cilsor është i shtrenjtë,por mjekimi është edhe më i shtrenjtë.Arti i shërimit është pengimi i panikës. Kur ska panikë psikika e njeriut funksionon më racionalisht, njerëzit më lehtë do të buzëqeshin dhe më lehtë do ti kontrollojnë efektet negative të epidemisë.Shëndeti është një, sëmundjet janë shumë,prandaj ta çmojmë “pasurië” që quhet “shëndet”.Vullneti i verbër për pasuri dhe dominim njerëzit i bën të verbër,nga e keqja e tjetrit e shohin profitin personal.Nga kërkesa për mbrojtjen rriten çmimet e barnave, maskave dhe mjeteve të pashmangshme për mbrojtje. Ky është egoizmi i pakontrolluar individual. Njeriu ka një obligim: duhet të kujdeset për trupin e shëndetshëm,ai është i vetmi vend ku mundet të jetoj!