Kim Mehmeti: Më 9 maj 2016 u organizua protesta më madhështore shqiptare në Shkup (Video)

Shkruan: Kim Mehmeti

“Protesta madhështore e 9 Majit të vitit 2016 tregoi se kemi rini të guximshme, e cila as shitet dhe as blihet dhe e cila rini, di si ta artikulojë zërin e saj! Kjo protestë u tregoi sunduesve maqedonas se është në zhdukje e sipër raca e vasalëve shqiptarë dhe se, vjen një gjeneratë e re politikanësh, që nuk i përkulet askujt, përpos popullit të vet! Po, kjo protestë gjithashtu tregoi se duhet pastruar politikën shqiptare në Maqedoni nga perversiteti, ligësia e atyre që janë të gatshëm ta njollosin edhe pastërtinë e heroizmit rinorë, vetëm pse besojnë se çdo gjë e vlefshme kombëtare, fillon dhe mbaron aty ku ata mbajnë fjalime!”