Rriten çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,94 % në raport me vendimin e datës 10.1.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BSС-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denarë/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 1,103 den/kilogram dhe tani do të jetë 42,827 den/kg.

Nga data 18.1.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 76,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 78,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 69,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 69,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 42,827 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 3,166 %, te nafta për 5,266 %, te vaji ekstra i lehtë për 5,419 % dhe te mazuti për 3,778%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0,341%.