Njëri nga tomografët e Institutit Universitar të Radiologjisë në Shkup është vënë sërish në funksion dhe ka nisur të përdoret për ekzaminime diagnostikuese, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Instituti ka filluar të kontaktojë pacientët, kontrollet e të cilëve ishin shtyrë për shkak të problemeve teknike. Për të përshpejtuar procesin dhe për të kryer ekzaminimet e mbetura, puna do të organizohet në dy turne, si dhe gjatë fundjavës.
Ndërkohë, tomografi tjetër, i vendosur në kompleksin kirurgjik dhe i dedikuar kryesisht për pacientët urgjentë, ende është në servis. Deri në përfundimin e riparimit, pacientët urgjentë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „8 Shtatori” dhe në Klinikën e Kirurgjisë „Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.
Ministria u bëri thirrje qytetarëve që të mos shpërndajnë informacione të paverifikuara, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së besimit në sistemin shëndetësor.





