Rregullimi i kapitalit, nxit zhvillimin dhe konkurencën e ndershme

Duke hyrë në një fazë cilësore  të zhvillimit të gjithëanshëm, Kina  po nxit më tej masat efektive të  cilat rregullojnë kapitalin dhe strukturojnë  konkurencën e barabartë e të ndershme. Duke e konsideruar një problem shumë të rëndësishëm të zhvillitmit e të hapjes, Presidenti kinez Xi Jinping nënvizoi së fundi se :  Kapitali nga natyra  synon fitimin dhe, në se  nuk rregullohet e kufizohet mund të sjellë dëme të jashtëzakonëshme për zhvillimin ekonomik e shoqëror”.
Periudha e fundit shënon rritjen e përpjekjeve për një kuadër ligjor me sistem të mirëkrijuar, logjikë të qartë e drejtim të plotë për zhvillimin e kapitalit. Janë shtuar ndjeshëm  instrumentat ligjorë e organizativë për zbatimin rigoroz  të ligjit të mbikqyrjes kundër monopolit e  konkurencës së pandershme. Vitin e kaluar, rreth 10 kompani, duke përfshirë gjigandin e  tregëtisë elektronike “Alibaba”,  konglomeratin e teknonologjisë “Tencent” dhe kompanisë së shërbimeve të internetit “Baidu” u penalizuan për shkelje të ligjit antimonopol.
Krijimi I një mjedisi të mirë tregu, ka bërë të mundur që të rritet  numri I kompanive të fuqishme të huaja që I janë drejtuar  tregut kinez përmes investimeve të shumta.