Kryeministri Kovaçevski uron besimtarët myslimanë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, përmes një video fjalimi u uroi festën e Fitër Bajramit të gjithë pjesëtarëve të komunitetit myslimanë në vend.
Në urimin e tij kryeministri Kovaçevski theksoi se Fitër Bajrami është festë e ripërtëritjes së forcës shpirtërore që forcon besimin e njerëzve për të mirën, të vërtetën, drejtësinë dhe nxit dëshirën për respekt të ndërsjellë, mirëkuptim dhe solidaritet.