Rrahje mes disa personave në Prishtinë, lëndohen pesë prej tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast rrahje në mes të disa personave në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë thuhet se si pasojë e rrahjes pesë persona meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit, janë dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin një mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim te prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.