Rrahja e rëndë mes të rinjëve, me pasoja të rënda në Kumanovë

Sektori për Punë të Brendshme(SPB) Kumanovë, ka njoftuar për një rrahje mes katër personave që ka ndodhur më datën 28 qershor (dje) të këtij viti, në qytetin e Kumanovës. Sipas Policisë së Kumanovës (SPB) “me datën 28 qershor 2026 rreth orës 5:00 të mëngjesit, para Qendrës tregtare në rrugën ‘Goce Dellçev’ në Kumanovë”, pas një mos marrëveshje është shkaktua perleshje fizike mes një grupi qytetarësh.
“Përleshja fizike ka ndodhur ndërmjet personave me iniciale A.T., M.T. (29), P.Z.(39) dhe I.S.(34) të gjithë këta nga Kumanova”, dhe dy meshkujve dhe dy femrave, përcjell portal informativ “KumanovaSot”.
Sipas informacioneve të këtij institucioni përkatës, gjatë përleshjes lëndime të rënda kanë marrë personat me iniciale M.T., P.Z. dhe A.T.
Lëndimet e personave në fjalë i kanë konstatuar mjekët nga Spitali i Kumanovës.
Portali “KumanovaSot”