Roza Lati: Mami më bleu tortë kur humba virgjërinë

Banorja e Big Brother VIP Albania, Roza Lati tha se nëna e saj i kishte blerë tortë, kur i tregoi se kishte humbur virgjërinë.

Këtë ajo e bëri të ditur gjatë një bisede e sipër me banorët e tjerë, derisa deklarata e saj shkaktoi mjaft të qeshura.

“Për herë të parë, pasi e bëra këtë gjë për herë të parë me të dashurin tim, i them mamit, sepse mami është shoqja ime e ngushtë dhe mami për faktin që unë ja thashë, më bleu një tortë”, deklaroi Lati para banorëve.

Foto: Roza Lati / Instagram

Aty, ishte i menjëhershëm reagimi i Julian Deda-s, i cili insistonte ta dinte për moshën se kur kishte ndodhur kjo.

Roza Lati, është një banore mjaft dinamike brenda shtëpisë dhe nuk e ka problem t’i ndajë pikëpamjet e saj.

Foto: Roza Lati / Instagram

Ajo është gjithashtu një nga banoret më të komentuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.