Fero thërret ezanin në një xhami të Gjilanit

Ish-reperi i njohur në tregun muzikor, Fero, ka ndërmarrë një rrugëtim të thellë spirituale duke u tërhequr zyrtarisht nga muzika dhe duke iu përkushtuar plotësisht besimit islam.

Ky ndryshim drastik në jetën e tij vjen pas një periudhe reflektimi, gjatë së cilës artisti vendosi të marrë një rrugë më të qetë dhe të frytshme shpirtërisht.

Gjilanasi kohë më parë ka bërë një apel të fortë te ndjekësit e tij, duke kërkuar nga ata të mos dëgjojnë më këngët e tij të kaluara, në një shenjë respekti ndaj vlerave dhe parimeve të reja që ai ka vendosur t’i ndjekë.

Foto: Kojshia Show/YouTube

Largimi i tij nga skena muzikore nuk ka qenë thjesht i papritur për fansat, por edhe një deklaratë e fuqishme e ndryshimit personal që po përjetonte.

Tashmë i njohur me emrin Khattab, ai është bërë një fytyrë e rregullt në xhamitë e Kosovës, duke u shfaqur shpesh në mesin e besimtarëve dhe madje duke marrë pjesë në ritualet fetare si thirrja e Ezanit.

Foto: Kojshia Show/YouTube

Khattab ka recituar së fundmi me zërin e tij ndër muret e një prej xhamive në Gjilan.

Ndarja nga muzika dhe publiku i gjerë të cilin ai e kishte fituar si Fero ka qenë një vendim i vështirë, por njëkohësisht një dëshmi e qartë e përkushtimit të Khattabit për të ndjekur një jetë më të shëndetshme dhe spirituale.

Foto: Kojshia Show/YouTube

Ndryshimi i emrit në Khattab ka shënuar një lindje të re për ish-reperin, duke simbolizuar fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tij si mysliman i devotshëm.