Rooney Mara dhe Joaquin Phoenix zbulojnë se do të bëhen prindër për herë të dytë

Aktorja Rooney Mara (38 vjeçe) është në pritje të fëmijës së saj të dytë me të fejuarin Joaquin Phoenix (49 vjeç), raporton People.

Të premten, Mara u shfaq në premierën e filmit “La Cocina” në Festivalin e Filmit në Berlin me një fustan të gjatë të zi, nën të cilin vërehej dukshëm.

Mara dhe Phoenix janë fejuar që nga viti 2019 dhe janë takuar në vitin 2012 në xhirimet e filmit “Her”.

Rooney Mara

Ata kanë një djalë, River, i cili ka lindur në vitin 2020.

Ai u emërua River për nder të vëllait të madh të Phoenix, i cili vdiq në moshën 23 vjeçare në tetor 1993 nga një mbidozë droge.

Rooney Mara

I njëjti luajti në filmat “Stand By Me”, “Running on Empty” dhe “My Own Private Idaho”.

Lajmi për lindjen e djalit të tyre të parë u zbulua nga Victor Kossakovsky, një regjisor rus i cili më parë ka punuar me Phoenix në dokumentarin “Gunda” në Festivalin e Filmit në Cyrih.

Rooney Mara

“Ai sapo lindi një fëmijë. Një djalë i bukur i quajtur River”, tha Kossakovsky në shtator 2020. 

Foto: Getty Images