LSDM: MPB të përgjigjet për rolin e Mickoskit në pengimin e aksionit kundër drogës

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se “skandali me shefin e sigurimit të Hristijan Mickoskit duke rrahur policët hapin shumë dilema për rolin e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së”.

Nga LSDM pyesin nëse nëse strukturat e OBRM-PDUKM, tani që kanë ministër, e pengojnë luftën kundër drogave?

“MPB duhet të përgjigjet se cili është roli i Mickoskit në parandalimin e aksionit kundër drogës? Dhe Mickoski duhet të dalë para qytetarëve dhe të sqarojë”.

“Ky skandal duhet të zbardhet plotësisht. Institucionet duhet të veprojnë dhe të gjithë të përfshirët duhet të mbajnë përgjegjësi”, thonë nga LSDM.