Ronney krahason Kane me Ronaldon

Wayne Rooney ka komentuar në lidhje me yllin e Tottenham Hotspur, Harry Kane.
Kane në ndeshjen e tij të fundit me kombëtare, atë ndaj Italisë theu një rekord.

Sulmuesi shënoi nga penalltia në fitoren 2:1 dhe shkoi në kuotën e 54 golave me Anglinë, duke kaluar kështu Rooney për t’u bërë golashënuesi më i mirë i ‘Tre Luanëve’.

Kane theu rekordin e Wayne Rooney dhe legjenda e Manchester United ka thur lëvdata për yllin e Tottenham, ku nuk kanë munguar as krahasimet me lojtarë elitarë si Cristiano Ronaldo.

“Jam i sigurt, duke e njohur Harryn, nuk do t’i shkojë në kokë. Ai nuk do të ndalet. Mendoj se kur të përfundojë së luajturi, rekordi i golave ​​për kombëtaren do të jetë një numër që një lojtarë tjetër do ta ketë të vështirë ta mposhtë.

Unë pashë vetëm një lojtar tjetër të të njëjtit lloj dhe ai është Cristiano Ronaldo. Ata të dy kanë atë që mund të quhet egoizmi i duhur. Ata kanë një obsesion me qëllimet e ndërtuara në to. Kjo është thelbësore për suksesin e tyre”, u shpreh ai.