Ronela Hajati zbulon titullin e këngës së re

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka qenë mjaft pasive këtë vit sa i përket angazhimit në muzikë, shkruan lajmi.net.

Kënga e saj e fundit është në shkurt të vitit 2020, por si duket ajo tashmë është duke sjellë diçka të re për fansat.

Në Instastory këngëtarja ka publikuar një fotografi të zezë ku shkruan “Rron” dhe si duket ky do të jetë titulli i këngës së re pasi Ronela kishte paralajmëruar projekte të reja për fansat e saj tash e sa kohë.