Ronaldo po i prish punët edhe me agjentin e tij, Jorge Mendes

Cristiano Ronaldos nuk po i ecin mirë punët këtë vit.
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është aktualisht pa skuadër dhe po kërkon vend për një aventurë të re.

Sipas raportimeve të ‘AS’, raporti i Cristiano Ronaldo me agjentin e tij Jorge Mendes është në shkatërrim e sipër, përcjell lajmi.net.

Klubet po e anashkalojnë agjentin Mendes dhe po bisedojnë privatisht me Ronaldon, për një marrëveshje të mundshme.

Ronaldo lidhej me një kalim të mundshëm në Arabi, por duket se ajo marrëveshje nuk do të finalizohet.

Mbetet të shihet nëse pesë herë fituesi i Topit të Artë do të gjej një klub në Evropë, ose nëse do të ndryshojë kontinent.