Mick Schumacher nuk është më pjesë e Ferrari – njofton skuadra

Mick Schumacher dhe Ferrari kanë ndarë rrugët.
Skuadra e Ferrari Scuderia ka njoftuar se kanë shkëputur bashkëpunimin me pilotin gjerman, Mick Schumacher.

“Scuderia Ferrari falënderon Mick për këtë katër vite dhe për shumë kilometra të mbuluara së bashku”, thuhet në njoftimin e Ferrari, përcjell lajmi.net.

“Ne i dëshirojmë atij të gjithë të mirat në të ardhmen e tij”, thuhet tutje.

Djali i ikonës gjermane të F1 do t’i bashkohet skuadrës së Mercedes, si pilot rezervë.