City po përgatit ofertë për Gvardiol – 125-130 milionë euro, përfshirë bonuset

Manchester City do të bëjë lëvizje për Josko Gvardiol
Josko Gvardiol ishte një nga mbrojtësit më të mirë në Kupën e Botës, deri në gjysmëfinale kur u përballë me Lionel Messi. Po ashtu, ai ka paraqitje të mira edhe me RB Leipzig.

Manchester City është skuadra që është joshur nga Gvardiol dhe po përgatisin një ofertë për të, përcjell lajmi.net.

Sipas Alfredo Pedulla, një ofertë prej 125 deri 130 milionë euro, përfshirë bonuset, do të jetë në dispozicion.

Gvardiol, nëse pranon ofertën e City, mund të ketë një pagë prej 12 milionë eurove në vit.

Me këtë ofertë të madhe, City pritet ta fitojë garën me Real Madrid.