Ronaldo nuk do të rikthehet te Sportingu

Cristiano Ronaldo nuk do të rikthehet te ish-skuadra e tij, Sportingu.
E ardhmja e Roaldos është një nga temat e kësaj merkato.

Shumë medie raportuan se ylli portugez do t`i jap fund periudhës së tij te Manchester United.

E kjo bëri që të përfolët se cili do të jetë destinacioni i radhës për portugezin, transmeton lajmi.net.

U tha se një rikthim i 37 vjeçarit drejt ekipit ku i mori hapat e parë si futbollist, Sportingu do të ndodhë.

Por, një gjë të tillë sipas Fabrizio Romanos, e ka mohuar vetë lojtari.

Duke e cilësuar rikthimin e tij te Sportingu si ‘lajme të rreme’.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e pesë herë fituesit të Topi të Artë.