Roma me ofertë zyrtare për Dybalan

Ekipi italian, Roma kanë bërë ofertë e tyre zyrtare drejt Paulo Dybala.
Trajneri i Romës, Jose Mourinho e kërkon me çdo kusht transferimin e Dybalas në ekip.

Për ‘Special One’, argjentinasi është një prioritet, andaj ata kanë bërë ofertën e tyre zyrtare për të.

Sipas ‘Sky Sports’, Roma i ka ofruar anësorit një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2025, transmeton lajmi.net.

Paga e tij te ‘romakët’, do të ishte gjashtë milionë euro neto për sezon duke përfshirë shtesa.

Ka mbetur tashmë vetëm vendimi i argjentinasit në lidhje me të ardhme e tij.