Ronaldo lojtari i muajit në Premier Ligë

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është zgjedhur lojtari i muajit prill në ligën angleze.

Ronaldo sot ka marr çmimin si lojtari më i mirë i muajit prill në Premier Ligë, kështu duke u dekoruar me ketë çmim për herë të gjashtë.

Portugezi tashmë ka kaluar legjendën e Man United, Wayne Rooney, i cili ishte zgjedhur lojtari i muajit në ligën angleze pesë herë me ‘Djajtë e Kuq’.

Përkundër që ekipi i Mançesterit nuk arriti të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, Ronaldo bëri paraqitje të mira.

Në katër takimet e muajit prill, ai ka shënuar pesë gola, transmeton lajmi.net.

Ronaldo është drejt rekordit në Premier Ligë sa i përket këtij çmimi, pasi prinë sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane më shtatë të tillë.

Këtë sezon në 30 paraqitje me United në ligën angleze, ai ka shënuar 18 gola dhe ka tri asistime.