Alfred Schreuder trajneri i ri i Ajax

Alfred Schreuder do të jetë në krye të gjigantit holandez, Ajax.

Me anë të një komunikate zyrtare Ajax ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Club Brugge, për trajnerin Alfred Schreuder.

Ai do të nënshkruaje kontratë dyvjeçare.

Schreuder do të jetë trajner i ri i Ajaxit, ku do të zëvendësoj Erik ten Has, pasi që ky i fundit do t`i bashkohet Manchester United në fund të sezonit.

Holandezi ka qenë më parë ndihmës-trajner i Ten Hag, nga viti 2018-19.