Cristiano Ronaldo raportohet se e ka lënë të pakënaqur edhe trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos.
Selektori i kombëtares së Portugalisë, Fernando Santos duket se është i pakënaqur me pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.
Sipas raportimeve të ‘Guardian Sport’, gjithçka lidhet me zëvendësimin e Ronaldo në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut, përcjell lajmi.net.
Trajneri i Portugalisë ka mbetur i pakënaqur me sjelljen e Cristiano. Lojtari u largua nga fusha në momentin kur u zëvendësua nga trajneri, dhe kjo sjellje nuk i pëlqeu aspak selektorit.
Ronaldo pati probleme të ngjashme edhe me trajnerin Erik ten Hag.
Mbetet të shihet nëse këto sjellje do të ndikojnë në përzgjedhjen e formacionit për ndeshjen e ardhshme.