Relaksohen masat ndaj virusit

Kina po përmirëson dhe përsos masat e saj kundër COVID-19, për të pakësuar në minimum ndikimet ndaj jetesës së popullit, duke rregulluar politikat mbi testimin e acidit nukleik, blerjen e barnave dhe udhëtimet.

Në distriktet kryesore të qytetit Guangzhou, kryeqendra e provincës Guangdong të Kinës Jugore, ku ka më shumë raste infektimi prej COVID-19 në Kinë, u hoqën të gjitha masat e përkohshme të kontrollit që nga 30 nëntori. Të gjitha zonat, përveç atyre të përcaktuara si me rrezik të lartë, klasifikohen tani me rrezik të ulët ose si subjekt i masave të zakonshme të kontrollit.

Duke filluar nga e hëna, banorët e Pekinit që kanë kaluar më shumë se dy ditë pas testimit të tyre të fundit të acidit nukleik, do të lejohen të udhëtojnë me autobus ose metro.

Politika të ngjashme janë ndërmarrë në shërbimet e transportit publik edhe në krahina të tjera, si Zhejiang, Shangai dhe Tianjin.
Testimet e acidit nukleik nuk do të kërkohen më dhe “kodi shëndetësor” do të mbetet normal për ata që blejnë barna për uljen e temperaturës, zbutjen e kollës dhe trajtimin e dhembjeve e të thatësirës së fytit, barna të cilat mund të përdoren për trajtimin e simptomave të COVID-19.

Zv.kryeministrja e Kinës Sun Chunlan theksoi të mërkurën e kaluar rëndësinë e përmirësimit të vazhdueshëm të përgjigjes kundër COVID-19, përfshirë masat e diagnostikimit, testimit, trajtimit dhe karantinës, forcimin e vaksinimit, veçanërisht të të moshuarve, dhe përgatitjen e barnave e të burimeve të tjera mjekësore.