Ronaldo: Dua t’ua mbyll gojën kritikëve

Cristiano Ronaldo i ka marrë disa kritika prej se është kthyer tek Manchester United.

Në javët e para prej se është në Angli, ai është kritikuar se nuk ka punuar mjaftueshëm në mbrojtje për ekipin e tij.

Por, CR 7 ka vendosur që t’ua mbyll gojën kritikëve.

Ai në një intervistë për Sky News tha se roli i tij është që shënojë sa më shumë gola dhe ta ndihmojë skuadrën të fitojë.

“E di kur skuadra ka nevojë për ndihmën time në mbrojtje. Por, roli im në klub është të fitoj, të ndihmoj skuadrën të fitojë dhe të shënoj gola. Ana mbrojtëse është pjesë e punës sime”.

“Njerëzit që nuk duan ta shohin këtë është sepse nuk më pëlqejnë, por, të jem i sinqertë, unë jam 36 vjeç dhe kam fituar gjithçka, kështu që a do të shqetësohem për njerëzit që thonë gjëra të këqija? Unë fle mirë natën. Unë shkoj në shtrat me ndërgjegjen time shumë të mirë. Vazhdoj me këtë, sepse unë do t’ua mbyll gojën dhe do të fitoj gjëra”.