Ibrahimoviq bëhet lojtari i katërt që shënon gol në Serie A për nga mosha më e lartë

Zlatan Ibrahimoviq është bërë lojtari i katërt më i vjetër që ka tundur rrjetën në Serie A, pasi sulmuesi i Milanit shënoi kundër Bolonjës në moshën 40 vjeç e 20 ditë.

Ishte një ndeshje për t’u kujtuar për suedezin në Stadio Dall’Ara, pasi ai gjithashtu bëri një asistim për Davide Calabria dhe shënoi një autogol kur goditi aksidentalisht në këndin e Nico Dominguez.

Në minutat e fundit, ai vulosi fitoren 4-2 të kuqezinjve ndaj Bolonjës me një goditje të mirë nga pjesa e brendshme e këpucës së djathtë.

Pietro Vierchowod ishte 40 vjeç e 47 ditë kur dha gol, ndërsa legjenda Silvio Piola e gjeti rrjetën në 40 vjeç e 131 ditë, shkruan Football Italia, përcjell Klankosova.tv.

Mbajtësi i rekordeve mbetet Alessandro ‘Billy’ Costacurta, i cili ishte 41 vjeç e 25 ditë kur shënoi nga penalltia. Ajo ndeshje më 19 maj 2007 ishte e fundit në karrierën e tij në Serie A para daljes në pension.