Ronaldo do të përfitojë 200 milionë euro në vit në Arabi

Cristiano Ronaldo do të jetë lojtari më i paguar në botë, pasi do t’i bashkohet klubit nga Arabia Saudite Al-Nassr.

Sipas Fabrizo Romano, Ronaldo do të përfitojë 200 milionë euro në vit, deri më 2025 – duke përfshirë edhe marrëveshjet për reklama, transmeton Klankosova.tv.

Portugezi u largua nga Manchester United për herë të dytë, këtë herë u largua pas një mosmarrëveshje me trajnerin Erik ten Hag dhe bordin e klubit të Djajve të Kuq.

Ronaldo u largua me pëlqim reciprok, sipas njoftimit për media nga United.

Ai kishte kërkuar largimin edhe gjatë afatit kalimtar të verës, por që s’kishte arritur të gjejë një klub ku të luante në Ligën e Kampionëve. /Klankosova.tv.