Jorginho është i gatshëm që të largohet nga Chelsea

Mesfushori i Chelseat, Jorginho do të ishte i hapur për një rikthim te Napoli nëse bisedimet për rinovim të kontratës me “Blutë” e Londrës nuk rezultojnë pozitive.
Kontrata aktuale e Jorginhos me Chelseat do të skadojë në verë, dhe me klubin që po planifikon të transferojë Enzo Fernandez, mesfushori italian pritet që të largohet nga “Stamford Bridge” vitin e ardhshëm.

Agjenti i tij tashmë ka eksploruar opsionet e mundshme për mesfushorin dhe një rikthim në Itali duket se është zgjedhja e favorizuar, nëse Chelsea nuk rinovon kontratën e tij.

Sipas “Sky Italy”, Chelsea po e konsideron të negociojë për rinovim të kontratës me mesfushorin, dhe vetëm një thirrje nga Napoli do të ia ndryshonte mendimin Jorginhos.

Nëse negociatat e tij me Chelsean nuk rezultojnë pozitive, lojtari do t’i kërkonte zyrtarisht agjentëve të tij që të përpiqeshin të gjenin një marrëveshje me palën italiane.