Roma të interesuar për Sergino Dest

Ekipi nga Seria A, Roma janë të interesuar për transferimin për mbrojtësin e krahu të Barcelonës, Sergino Dest.

Roma aktualisht janë duke punuar për të përforcuar ekipin e Jose Mourinhos.

‘Romakët’ janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, transmeton lajmi.net.

Në afatin kalimtar të janarit ata ishin afër nënshkrimit me polakun e Sampdoria, Bartosz Bereszynski, por në fund hoqën dorë.

Objektivi i Romës këtë merkato është Dest. Ai mund të largohet nga Barcelona, pasi nuk e ka besimin e plotë të Xavi Hernandez.

Nëse nuk arrijnë marrëveshje me Barcelonën, alternativa tjetër për ekipin nga Seria A është Diogo Dalot i Manchester United.