Andy Robertson flet pasi ekipi i tij Liverpool u mposht në finalen e Ligës së Kampionëve nga Real Madridi.
Liverpooli mbrëmë u mposht 1:0 nga Real Madridi, kështu këta të fundit e fituan për herë të 14-të atë kompeticion.
Robertson dha një pasqyrë të dhomës së zhveshjes së Liverpool-it pas humbjes së tyre në Paris dhe tha se përvoja e Real Madridit në finalet e Ligës së Kampionëve shkëlqeu në fund.
“Natyrisht që dhoma e zhveshjes është e qetë, e shkatërruar – kjo është ajo që ndodh kur ju vini në finale dhe nuk fitoni. Kur përballesh me një ekip me përvojë, ata dinë të fitojnë finalet.”, ishin fjalët e tij për ‘BT Sport’, përcjell lajmi.net.
Tutje, ai tha se ekipi i tij kishin përball një portier që bëri pritje të pabesueshme.
“Ne patëm raste, dolëm kundër një portieri të pabesueshëm sonte, ai bëri disa pritje të pabesueshme”, vazhdoi skocezi.
Liverpooli e mbylli sezoni me dy trofe të fituar këtë sezon, atë të FA kupë dhe Carabao