Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp i ka premtuar tifozëve rikthimin në finale të Ligës së Kampionëve.
Mbrëmë Liverpool u mposht nga Real Madridi me rezultat 1:0.
Kështu duke humbur finalen e dytë nga ‘Mbretërit’, pas asaj të vitit 2018 në Kiev.
Klopp, megjithatë, ka besim të plotë në skuadrën e tij për të ardhur sërish sezonin e ardhshëm në finale të këtij kompeticioni.
“Nuk është keq të arrish në finale – është një lloj suksesi edhe pse jo suksesi që dëshiron të kesh.
Kam një ndjenjë të fortë se do të vijmë përsëri. Djemtë janë vërtet konkurrues dhe janë një grup i jashtëzakonshëm – ata do të jenë sërish të tillë sezonin e ardhshëm. Dhe ne do të shkojmë përsëri. Ku është sezoni tjetër? Stamboll? Rezervoni hotelin!”, tha ai për ‘BT Sport’, përcjell lajmi.net.
Liverpooli mbrëmë dështoi të fitojë për të 7-tën herë Ligën e Kampionëve.