Robert Berisha ka një këshillë për Feron

Robert Berisha ka qenë i ftuar në një intervistë për ‘Ora e mbrëmjes’, ku ka folur edhe për ‘zënkën’ mes Feros me ikonat e repit shqiptar.

Pasi gjilanasi i kishte ftuar Mc Kreshën, Lyrical Son dhe BimBimmën për një duel në rep, Roberti e ka këshilluar të mos merret me artistë që kanë karrierë sa mosha e tij.

“Hallall i qoftë çfarë vetëbesimi, shumë djalë i lezetshëm, kam ndenjur një herë me të, një koncert e kemi pasur në Zvicër para tri vitesh, edhe më fëmijë ka qenë. Mos u shtyj me të vjetër hiç mos me pas hite, mos u merr me çmime të të tjerëve. Ma kishte bërë çmimin 400-500 euro e s’di diçka dhe i thash: Ma paske rrit, se unë ato para i ndaj me dy muzikantët e mi”, ka thënë Roberti.

Ai vazhdon duke krahasuar reperët këtu me ata të SHBA-së, që për fat të mirë thotë se nuk gjuhen me armë sikur atje për famë.

“BimBimma, Festimi, Mc Kresha në gjumë bëjnë rep, kanë përvojë sa ka vjet Fero. Por kjo është një lojë këta që e bëjnë, shyqyr këtu te ne që nuk gjuhen me armë si në Bronx, New York, se këtu nuk gjuhen me bo emër, po vetëm me fjalë kapak. Besomë që kur shihen në aeroplan përshëndeten me njëri-tjetrin: Si je a je mire?”