Melinda po vjen me një duet me reperin e njohur

Melinda ende pa bërë një muaj nga publikimi i këngës së fundit ka vendosur, të sjellë një tjetër projekt muzikor, por kësaj radhë bashkëpunim.

Ajo gjatë mbrëmjes së djeshme me anë të një postimi të ndarë në profilin e saj në Instagram ka njoftuar se kënga e radhës do jetë një duet mes saj dhe Gjikos.

Një bashkëpunim i papritur ky nga dyshja, ata përveç fotos së ndarë ku shihen së bashku nuk kanë dhënë ndonjë detaj shtesë rreth këtij projekti.