Analisti politik Enver Robelli, ka reaguar pas zhvillimeve te fundit ne Kosove lidhur me negociatat mes LVV-se dhe LDK-se, per presidentin e Republikes se Kosoves.
Ja reagimi i tij ne facebook:
“LDK duhet të tregojë kë dëshiron ta bëjë president. Nuk mund të thotë: «Na e jepni postin e presidentit, emrin nuk e tregojmë, pastaj ne në seancë të Kuvendit ju tregojmë kë e propozojmë». Kjo i bie: ta vësh parlamentin para aktit të kryer. Por, deputetët duhet të binden për të votuar një kandidat, nuk mund të shantazhohen. Nëse kandidati apo kandidatja e propozuar nga LDK pesë minuta para votimit është i/e padenjë për postin, çfarë pret LDK? Nënshtrim ndaj diktatit të saj. Kjo është lojë symbylltas dhe kështu nuk zgjidhet kriza politike.
Pse LDK-ja nuk po e merr guximin të propozojë tre kandidatë për president dhe kështu ta sfidojë VV-në e t’u tregojë qytetarëve të Kosovës se vërtet është e interesuar të ndërtojë institucione? Atëherë VV do të mbetej në rolin aspak të këndshëm të eksperimentueses së rrezikshme politike.
Gjithsesi, VV duhet të tregojë gatishmëri për kompromis dhe të heqë dorë nga ambicia për të mbajtur nën kontroll çdo post të lartë. Në rast se LDK propozon tre kandidatë, prej të cilëve së paku dy janë të denjë për president, kushedi – ndoshta në Kuvend qëndrojnë edhe deputetët e PDK-së dhe AAK-së. Këto dy parti, në të kaluarën e tyre, kanë ardhur në pushtet falë bujarisë së LDK-së. Jo përherë këto koalicione kanë qenë të dëmshme për Kosovën; shpesh kanë qenë madje të dobishme”, ka shkruar ne profilin e tij te facebook’ut analisti i mirënjohur shqiptar z.Enver Robelli
Kosovë-Shqipëri Robelli: LDK duhet të tregojë kë dëshiron ta bëjë president?



