Dje, në orën 14:30, në fshatin Radozhdë të Strugës, është privuar nga liria A.S. (56) nga Gjermania, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake dhe përgatitje e skicave ose vizatimeve të objekteve ushtarake dhe mjeteve luftarake”, sipas nenit 350 të Kodit Penal.
Ai është kapur duke filmuar me dron postën ushtarake në fshatin Radozhdë, pronë e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, zonë ku xhirimet janë të ndaluara.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.





