RMV, nga sot hyn në fuqi çmimi i ri i rrymës

Qeveria nuk është tërhequr nga synimi i saj që nga sot (1 korrik) ta rrisë TVSH-në në faturat e energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël në tregun e rregulluar, përkatësisht nga 10 në 18 për qind. Nga ana tjetër ministri i Financave, Fatmir Besimi, gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme tha se po po bëhen përllogaritje dhe së shpejti do të dihet cili është efekti i bllok tarifave dhe i TVSH-së. Sipas tij me këto bllok tarifa, ata që shpenzojnë më pak rrymë, do të kenë fatura më të ulëta.

“Me bllok tarifat, mbështetja e energjisë elektrike synohet për familjet me të ardhura më të ulëta, ku ka një program edhe në Ministrinë e Ekonomisë, por edhe në lidhje me bllok tarifat, ata që shpenzojnë më pak marrin çmim më të ulët”, thotë Fatmir Besimi.