Rita Ora shfaq format trupore teksa shijon pushimet në Australi krah një mashkulli misterioz

Të enjten, këngëtarja 31-vjeçare shqiptaro-britanike shijoi një ditë argëtuese në plazh me motrën e saj Elena dhe një shok mashkull, shkruan DailyMail.

Interpretusja e hitit “Bang Bang” shfaqi fizikun e saj të pabesueshëm në bikini të gjelbra, ndërsa shijonte plazhin e Sydney-t, transmeton lajmi.net.

Pasi u relaksua në rërë, Rita shijoi një not me Elenën dhe shokun e tyre mashkull.

Në një moment, bukuroshja bjonde i dha djalit një pamje të buzëqeshur ndërsa kalonin çaste në ujin freskues.

Këngëtarja e hitit “Body On Me” gjithashtu mbante syze dielli të errëta për tu mbrojtur nga dielli, dhe dukej se ishte pa grim për shëtitje në plazh.

Ajo i lidhi flokët e saj dhe i la ato të lëshuara prapa, gjatë kohës sa shijonte rrezet e diellit.

Ndërkohë, Elena, e cila nuk është vetëm motra e Ritës, por edhe menaxherja e saj, tregoi gjithashtu fizikun e saj me bikini ndërsa kaloi kohë cilësore me këngëtaren dhe shokun e tyre.

Kjo paraqitje e këngëtares shqiptare vjen pak kohë pasi i dashuri i Ritës, Romain Gavras konfirmoi se ata janë ende ‘së bashku’, duke kundërshtuar pretendimet e mediave angleze se kishte krizë mes tyre.

Këngëtarja dhe regjisori francez i filmit, 39 vjeç, kanë qenë në një lidhje për më shumë se gjashtë muaj, por kohët e fundit thuhet se u ndanë, pas skandalit të Ritës me thyerjen e rregullave anti-COVID për organizimin e festës së paligjshme të ditëlindjes.

Romain i tha MailOnline në fillim të këtij muaji ata janë ende ‘shumë afër’ me njëri-tjetrin, pavarësisht që Rita ishte në Australi për xhirimet e “The Voice”.

“Rita dhe unë jemi shumë të afërt. Ajo është një person i mahnitshëm”, tha ai.

Muajin e kaluar, ishte raportuar se marrëdhëniet e Ritës me Romain ishin acaruar në pasojat e saj për shkeljen e rregullave të izolimit gjatë nëntorit.

Një burim i tha The Sun: “Gjërat mes tyre kanë qenë gjithashtu nën një tension të madh pas polemikave mbi festën e saj Covid dhe të gjitha kritikave që ajo mori. Duket sikur ata janë në krizë”.