Rita Ora moderatore e një nga ngjarjet më të mëdha të Vitit të ri në “Times Square”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka njoftuar së fundmi përmes Twitter-it se do të jetë nikoqire dhe përformuese në një nga ngjarjet më të rëndësishme globale të Vitit të Ri – të organizuar në ‘Times Square’ të New Yorkut.

Përmes rrjeteve të saj sociale, Rita Ora ka ndarë këtë lajm duke treguar se ndihet e nderuar që është pjesë e një tradite të tillë të madhe festive.

“Është nder të jem bashkë-prezantuese e mbrëmjes së Vitit të Ri ‘Rockin Eve’ me Ryan Seacrest drejtpërdrejt nga ‘Times Square’. Mos e humbisni më 31 Dhjetor në ora 8/7c në ABC”, ka shkruar ylli botëror në Twitter.

Marrja e përgjegjësisë si nikoqire e përbashkët me Ryan Seacrest, konsiderohet si moment kulminant i karrierës së këngëtares.

Ky angazhim i saj në ‘Times Square’ vjen si një tjetër arritje në listën e sukseseve të saj globale dhe konfirmon vendin e saj si një nga yjet më në zë të muzikës bashkëkohore.

Mijëra të pranishëm në shesh dhe miliona telespektatorë do të ndjekin Rita Orën për festën e Vitit të Ri.

Nën dritat e shkëlqyera të ‘Times Square’ dhe atmosferën e paharrueshme të një ndërrimi vjetor, Rita Ora do të sjellë përformancën e saj të jashtëzakonshme dhe energjinë e saj të pandalshme për t’u siguruar të gjithëve një kalim të paharrueshëm në vitin e ri.

Në sekondat e fundit të 2023-tës, audienca do të shoqërohet nga zëri i jashtëzakonshëm i Rita Orës.  /Lajmi.net/