Jennifer Lopez, pjesë e filmit “Kiss Of The Spider Woman”

Këngëtarja dhe artistja Jennifer Lopez do të jetë pjesë e filmit të Bill Condon, “Kiss Of the Spider Woman”.

Ky film do të jetë përsëritje e muzikalitetit të Broadway-it të vitit 1993, i cili u bazua në romanin e vitit 1976 me të njëjtin emër nga Manuel Puig.

J.L.O do të ketë rolin kryesor dhe do të luaj një figurë imagjinare të quajtur Aurora, e cila u ëndërrua nga një parukier homoseksual i burgosur që quhet Luis Molina.

Në këtë film, Aurora vuan tetë vite pas hekurave për korruptim të një të mituri.

Komploti e sheh Molinën të imagjinojë filma ku luan Aurora, për t’i shpëtuar mjerimit të tij ndërsa ishte i burgosur.

Në një nga prodhimet e fantazuara, Aurora mishëron një grua merimangë që puth viktimat e saj për t’i vrarë.

Gjatë gjithë rrëfimit, Molina krijon një lidhje me shokun e tij të qelisë, i cili është një marksist.

Provat për këtë film pritet të fillojnë në shkurt 2024, ndërsa xhirimet fillojnë në prill të po atij viti në New Jersey.

Drejtorët e kastingut janë në kërkim të një aktori që do të luaj Molinën. /Lajmi.net/