Rita Ora merr masa serioze për mbrojtje nga koronavirusi

Rita Ora mori të gjitha llojet e masave paraprake kundër koronavirusit ndërsa po udhëtonte në Paris, Metro.co.uk.

29-vjeçarja ishte nisur për në kryeqytetin francez në Javën e Modës, për të marrë pjesë në sfilatën e “Miu Miu”.

Por, para se ajo të shkelte në pistë, zbuloi saktësisht se si po mbrohej nga koronavirusi, i cili ka shkaktuar alarm në gjithë globin.

Këngëtarja publikoi pamje të dezinfektuesit të duarve dhe palomave të lagura.

Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme për Ritën, ajo gjithashtu kishte vendosur maskë në fytyrë teksa gjendej në tren.

Në foton ku shfaqet me maskë dhe me syze të mëdha në fytyrë, Rita ka shkruar “Absolutisht”.

Kjo paraqitje e Ritës vjen pak kohë pasi u zbulua se ajo u nda nga Rafferty Law, me të cilin u takua për herë të parë në xhirimet e Oliver Twist.