Rita Ora lansoi katër këngë të reja në të gjitha platformat

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, viteve të fundmit nuk ka qenë aktive në skenën e muzikës për arsye të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Ajo kishte paralajmëruar këngë të reja tash e disa kohë dhe fansat e saj natyrisht se ishin në pritje të ‘hit-eve’.

Projekti i parë i lansuar ka titullin “Mood” i cili vjen si bashkëpunim me Khea dhe Imanbek e cila erdhi në formën ‘audio’.

Ajo i dyti ishte “The One” përsëri një duet i saj me Imanbek, një këngë kjo me mjaft ritëm.

Ajo vazhdoi duke sjell në treg projektin muzikor “Bang Bang” i cili është më i prituri nga të gjithë.

Ajo për fund lansoi një single me David Guetta dhe Gunna me titullin e thjeshtë “Big”.

Të gjitha këto këngë u pritën mjaft mirë nga publiku menjhëherë pas lansimit dhe po vazhdojnë të grumbullojnë klikime./Lajmi.net/