Dua Lipa vjen me projektin e ri muzikor “We’re Good”

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka lansuar këngën e saj të re, kësaj radhe ajo vjen me një këngë më të qetë, shkruan lajmi.net.

Dua përmes rrjeteve sociale kishte bërë të ditur se po sillte në treg projektin e ri muzikor.

 

Ndërsa para pak orësh ajo lansoi këngën më rë re “We’re good” e cila u prit jashtëzakonisht mirë nga fansat e saj duke grumbulluar gjysmë milioni shikime vetëm për 2 orë.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar ‘link-un’ e paraqitur më poshtë.

Fansat e Duas gjithashtu komentuan pozitivisht paraqitjen e saj në klipin muzikor.