Rita Ora ka ironizuar me virusin që po merr shumë jetë.
Rita Ora së fundi ka ndarë me ndjekësit një imazh, me anë të të cilit bëri shaka me një imazh që po qarkullon në rrjet, shkruan lajmi.net.
Fotoja e një çifti duke u puthur me maska në fytyrë, u shfrytëzua për të ironizuar me “Coronavirusin”.
“Dita e të dashuruarve 2020”, është mbishkrimi që e kishte ajo fotografi që e ripostoi Rita nga një e afërme e saj.
Këngëtarja ditë më parë ka nisur një biznes të ri, e që ishte lansimi i koleksionit me produkte të shtëpisë, saktësisht dhomave të gjumit.
Rita ka muaj që nuk ka publikuar këngë të re, por pritet që së shpejti të rikthehet fuqishëm.