Dua Lipa e kujton në këtë mënyrë Nexhmije Pagarushën

Edhe Dua Lipa e ka kujtuar Nexhmije Pagarushën.

Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë mëngjesin e të premtes (7 shkurt), në moshën 86 vjeçare, shkruan lajmi.net.

Bilbili i këngës shqipe ka lënë pas një thesar të çmuar me këngë të pavdekshme, të cilat i këndoi për disa dekada me radhë.

Vdekja e Nexhmijes ka pikëlluar gjithë komunitetin artistik dhe në përgjithësi shqiptarët kudo në botë, të cilët kanë shkruar telegrame ngushëllimi.

Së fundi, ishte Dua Lipa, artistja shqiptare me famë botërore, e cila e kujtoi ikonën e muzikës shqipe përmes një fotografie të vjetër.

Ajo kësaj fotografie ia shtoi një ikonë të zemrës.