Rita Ora dedikim special para koncertit në Tiranë: Mezi pres për sonte

Më pak se një orë larg koncertit të Rita Orës, sonte në Tiranë.

Ky koncert organizohet falas për të gjithë qytetarët në sheshin ‘Skënderbej’, shkruan lajmi.net.

Para koncertit, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka bërë një dedikim special për paraqitjen e saj sonte.

”Ky udhëtim ka qenë i jashtëzakonshëm dhe mezi pres sonte”, shkruan mes tjerash, Ora në ‘Instagram’.

”Sigurohuni që të arrini në Sheshin Skënderbej herët për të parë linjën e mrekullueshme të të gjitha femrave që performojnë sonte! Shihemi më vonë djema!”.

Ndryshe, Rita prej dy ditësh po qëndron në Shqipëri./Lajmi.net/